Telegrafi

Dy aktorë të njohur, në Festivalin e Ferizajt

Ilustrim

Aktori i njohur nga Franca e me origjinë nga Kosova, Rexhep Mitrovica, do të jetë pjesë e Edicionit të 48-të të Festivalit mbarëkombëtar të Teatrit që nis me 21 tetor në Ferizaj.

Së bashku me Mitrovicën në Ferizaj do të jetë edhe aktori tjetër i njohur që po ashtu jeton në Francë, Arben Bajraktaraj. Të dy janë pjesë e shfaqjes “Le Pont”, inskenuar në Francë sipas romanit “Ura me tri harqe” të Ismail Kadaresë në regji të Simon Pitaqajt.

Festivali mbyllet më 28 tetor 2018 me ndarjen e çmimeve.