Dy aksidente trafiku kanë ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Dy aksidente të raportuara më herët në zonën e Vushtrrisë, janë vetëm me dëme materiale”, tha Zahiti.
Zahiti shtoi se, njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe se janë duke u merr me rastin./Telegrafi/