Dy aksidente trafiku kanë ndodhur brenda një ore në Prishtinë, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të dy rastet për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka dhënë edhe detaje, duke theksuar se në aksidentin e parë, që ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci”, janë lënduar dy persona, ndërsa në të dytin, që ndodhi në rrugën “Isa Boletini”, është lënduar një person.
“Rreth orës 18:30, në rrugën Fehmi Lladrovci në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit ne mes te dy automjeteve. Si pasoj e aksidentit janë lënduar 2 persona. Me rast po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se me të dy rastet po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut.
“Rreth orës 19:30, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit ne mes te dy automjeteve. Si pasoj e aksidentit një person është lënduar”, tha Ahmeti. /Telegrafi/