Dy aksidente trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit të së shtunës, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti bëri të ditur për Telegrafin se sot rreth orës 06:30, në rrugën Garibaldi në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete, (një veturë dhe një furgon).
Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.
Ndërkaq, aksidenti i dytë ka ndodhur rreth orës 07:30 në rrugën “Eqrem Qabej”.
“Rreth orës 07:30, në rrugën Eqrem Çabej, në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti. /Telegrafi/