Site icon Telegrafi

Dwyane Wade shkëputë kontratën me Chicagon, San Antonio dhe Cleveland favoritë për të

Chicago Bulls guard Dwyane Wade, right, shoots against Golden State Warriors guard Patrick McCaw during the first half of an NBA basketball game Thursday, March 2, 2017, in Chicago. (AP Photo/Nam Y. Huh)

Dwyane Wade ka konfirmuar largimin e tij nga Chicago Bulls. Ai pritet të gjejë klub të ri.

Superylli tashmë ka konfirmuar shkëputjen e kontratës së tij me klubin nga Chicago dhe tash ka disa skuadra favorite për transferimin e tij.

ESPN raporton se San Antonio Spurs dhe Cleveland Cavaliers janë të gatshëm në nënshkruajnë me të, për një kontratë mesatarisht të shtrenjtë.

LeBron James ishte hapur ai që ftoi Wade në ekipin e tij në një tentim për të fituar në konferencën lindore.

Megjithatë, lojtari mund të preferojë një kalim te San Antonio me rol më qendror, duke marrë parasysh faktin se Kawhi Leonard ka nevojë për lojtarë kreativ që udhëheqin lojën pasi Parker nuk është në formën jetësore.

Dwyane Wade ka stërvitur gjatë verës me LeBron James dhe tash kërkon ribashkimin me shokun e tij të ngushtë, i cili varet megjithatë nga hierarkia e Cleveland Cavaliers.

Kjo verë ishte e çmendur në NBA, ku ndodhën disa transferime të mëdha.

Së fundmi ishte Carmelo Anthony ai që u transferua te Oklahoma City Thunder duke formësuar treshen e madhe me Russell Westbrook dhe Paul George. /Telegrafi/

Exit mobile version