Site icon Telegrafi

Dwayne ‘The Rock’ Johnson zbulon shkakun e vdekjes së babait të tij

Dwayne 'The Rock' Johnson dhe babai i tij (Foto: Getty Images/Guliver)

Dwayne “The Rock” Johnson ka folur gjerë e gjatë pas vdekjes së babait të tij, Rocky Johnson.

Ylli i WWE, i cili vdiq fundjavën e kaluar në moshën 75-vjeçare, sipas aktorit, kishte komplikime shëndetësore tash e një kohë.

‘The Rock” në llogarinë e tij zyrtare, Instagram, ndau më shumë informacione rreth vdekjes së të atit.

“Siç e dini, e kam humbur babanë para disa ditëve. E humba të atin dhe nuk kisha një shans për t’i dhënë lamtumirën”, tha Johnson në video.

Lexo po ashtu Vdes babai i aktorit Dwayne Johnson, ylli i WWE Rocky Johnson

“Do jepja gjithçka tani vetëm për t’i dhuruar një përqafim dhe një puthje të madhe para se të vdiste dhe t’i them që e dua shumë, e respektoj dhe të falënderoj. Nuk arrita ta bëj këtë, por e tillë është jeta, siç e dinë shumë prej jush”, thotë mes të tjerash Johnson.

Aktori 47-vjeçar më pas kujtoi marrëdhënien e veçantë që kishte me babanë e tij.

“Ekziston një lidhje unike babë e bir është kaq e veçantë dhe është një lidhje e pazëvendësueshme”, tha Johnson. “Pra, ka aq shumë gjëra për babanë tim dhe të gjitha ndërlikimet e tij që vetëm unë, pasi djali i tij mund t’i kuptojë”.

Sipas Johnson, Rocky vdiq nga një gjendje e quajtur trombozë e venave të thella. /Telegrafi/

Exit mobile version