Vajza e Dwayne “The Rock” Johnson është duke iu bashkuar biznesit familjar.
Gjatë një bisede virtuale me Jimmy Fallon, Johnson zbuloi se vajza e tij – Simone, 18 – ka nënshkruar një kontratë me WWE, organizatën profesionale të mundjes, ku ai punoi para se të kalonte në aktrim.
“Ajo nënshkroi kontratën e saj me WWE, kjo thjesht është e mahnitshme”, tha Johnson, 48-vjeçar. “Para së gjithash, dua të them, çfarë nderi që vajza ime dëshiron të ndjekë gjurmët e mia. Por, më e rëndësishmja, gjurmët e mia tingëllon klishe, por ajo në të vërtetë dëshiron të vazhdojë rrugën e saj, e cila është po aq e rëndësishme”.
Ylli i “Jumanji: The Level Next” shpjegoi se kjo erdhi pas një kohe të gjatë pasi Simone kishte qenë duke punuar drejt saj që kur ishte vetëm 16-vjeçe.
“Ajo po punonte rreth kësaj për një kohë shumë të gjatë. Unë jam shumë, shumë krenar për të”, ka thënë më tutje ai.
Jo vetëm që Simone po ndjek gjurmët e të atit, por gjyshi i saj Rocky Johnson dhe stërgjyshi Peter Maivia ishin gjithashtu mundës profesionistë.
Babai i Dwayne, Rocky vdiq në fillim të këtij viti në moshën 75-vjeçare.
Në shkurt, Simone ndau një fotografi në Instagram, duke shprehur ngazëllimin e saj për t’u anëtarësuar në WWE. /Telegrafi/