Telegrafi

Dwayne ‘The Rock’ Johnson nuk do të jetë pjesë e filmit “Fast and Furious 9”

Dwayne Johnson (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Episodi i nëntë i filmit “Fast and Furious”, do të nisë xhirimet pa një nga emrat më të famshëm të kastit të aktorëve.

Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock” ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë “Fast & Furious 9”, ndërsa ka ngritur dyshimet se ka përçarje në sagën e serialit.

Dwayne Johnson (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

“Plani që në fillim ka qenë që Universi i “Fast and Furious” të rritej dhe të zgjerohej. Por unë s’jam ende gati për të nisur xhirimet e “Fast 9”. Se ç’do të ndodhë në “Fast 10” e më tej ende nuk i dihet dhe nuk mund ta parashikojmë… mund të ndodhë gjithçka”, ka thënë Dwayne Johnson.

Ndërkohë, është bërë e ditur se xhirimet episodit të nëntë të “Fast and Furious”, do të nisin në muajin prill të këtij viti.

Dwayne Johnson (Foto: Suzi Pratt/Getty Images/Guliver)

Ndryshe nga herët e tjera, skenari i këtij viti ka pësuar ndryshime, dhe janë përzgjedhur lokacione të reja ku do të zhvillohet ngjarje.

Dy vendet e para ku do të nisin janë kryeqyteti anglez, Londra, si dhe Hawaii.

“Fast and Furious” pritet të jetë i gatshëm për publikun në vitin 2020. /Telegrafi/

Dwayne Johnson (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)