Telegrafi

Dwayne “The Rock” Johnson edhe në të 49-at tregon fizikun e formësuar nga palestra

Dwayne Johnson Foto: Daily Mail

Ai nuk e ka nofkën The Rock (gurë) për asgjë.

Dwayne Johnson edhe në moshën 49-vjeçare ka arritur të mbajë veten në formë, e po ashtu me një trup plot muskuj, shkruan Daily Mail.

Aktori i njohur në disa postime në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe, teksa pozonte nga palestra.

Foto: Daily Mail

Johnson u vërejt i veshur me një bluzë të zezë, derisa në fokus u vënë edhe këmbët e tij në formësuara.

Në mënyrë të vazhdueshme aktori vërehet me stërvitje, të cilat po e bëjnë të duket në këtë gjendje perfekte.

Foto: Daily Mail

Sa i përket karrierës profesionale, Dwayne pritet të shihet në filmin “Black Adam” që lansohet në korrik të vitit 2022. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail