Dwayne ‘The Rock’ Johnson gëzoi një fanse në ditëlindjen e saj të 100-të me një video të ëmbël.
Ylli i filmit, 47 vjeç, i këndoi këngën “Happy Birthday” zonjës Marie Grover, pasi zbuloi se ajo ka qenë një fanse e tij për mbi 25 vjet, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
The Rock dëgjoi për herë të parë në lidhje me fansen e tij përmes Jamie Klingler, pasi ajo bëri një status në Twitter, duke treguar se gjyshja e mikut të saj më të mirë po i mbushte 100 vite jetë dhe se ajo dëshironte të merrte një urim befasi nga aktori.
E gjitha filloi në 22 shtator kur Jamie shkroi në Twitter për t’iu zbuluar ndjekësve të saj se ajo mund të ishte në gjendje të arrinte që Dwaynen ta binte për ta realizuar video-urimin për gjyshen e mikut të saj më të mirë.
Ajo shkroi: “Oh Zoti im – përpjekja ime për të marrë The Rock-un për t’i uruar gjyshes së mikut tim më të mirë ditëlindjen e 100-të, mund të funksionojë. Një mik i një shoku është në kontakt. Ajo do ta humbasë mendjen”.
Dwayne e pa statusin në Twitter, dhe kur e pa shkruajti: “Çfarë ? Është hera e parë që po e dëgjoj këtë! Kush po i mbush 100 vjeç? Moshë e bukur! Çfarëdo që keni nevojë, Jamie?”
Të martën, Jamie bëri një status në Twitter ku shkruajti: “Gëzuar 100-vjetorin e gjyshes Grover. Unë nuk mund të filloj të falënderoj The Rock-un sa duhet për këtë”, duke i bashkëngjitur statusit video-urimin e aktorit hollivudian.
Dwayne i këndoi këngën ditëlindjes 100-vjeçares, dhe tha se është ‘i nderuar që ajo është fanse e tij’.
“Unë besoj se jeni në Filadelfia, e dua Filadelfian, po ju dërgoj kaq shumë dashuri dhe një urim të madh për 100 vjetorin. Çfarë jete e mahnitshme. Unë jam i sigurt që të gjithë rreth jush tani janë shumë të lumtur që keni lindur”.
Marie, e cila ishte duke mbajtur iPad, kur e pa videon u shpreh: “Të dua Rock”, ndërsa festoi 100 vite jetë. /Telegrafi/