Telegrafi

Dwayne Johnson thuhet se është paguar mbi 40 milionë euro për filmin “Red One”

Dwayne Johnson

Dwayne Johnson do të shkruajë histori për filmin e tij të ardhshëm të Krishtlindjeve, duke fituar pagën më të lartë nga kushdo në Hollywood.

Pas kthimit të tij në ekskluzivitetin “Fast and Furious”, aktori i “Black Adam” do të shfaqet në Red One të mbushur me yje të Prime Video, së bashku me Chris Evans, Lucy Liu, Nick Kroll dhe Kiernan Shipka.

Është pohuar se produksioni, i cili është planifikuar të dalë në platformë më vonë këtë vit, ka thyer tashmë rekorde.

Foto: Wire Image

Sipas Puck News, 51-vjeçari mendohet se do të marrë më shumë se 44 milionë euro për rolin e Callum Drift.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dwayne Johnson

Nëse shifrat janë të sakta, kjo do të ishte tarifa më e lartë për një aktor, duke mos përfshirë përfitimet, shpërblimet dhe arkëtimet.

Foto: Getty Images

Para kësaj, ky titull thuhet se u nda midis Robert Downey Jr dhe Will Smith, të cilët dyshohet se fituan 35 milionë euro për “Captain America: Civil War” dhe “King Richard”.

Dihet shumë pak tjetër gjë për filmin, përfshirën datën e premierës.

Foto: YouTube

Prapa tij qëndrojnë: Seven Bucks Productions, Amazon Studios, The Detective Agency, Chris Morgan Productions etj. /Telegrafi/

Foto: YouTube