Dwayne ‘The Rock’ Johnson e ka rrëzuar nga froni Kylie Jenner si personazhin më të famshëm në Instagram.
Sipas firmës së marketingut në mediat sociale ‘Hopper HQ’, Johnson, 48-vjeçar, paguhet afërsisht 1,015,000 dollarKylie për një postim të sponsorizuar.
Vitin e kaluar, ‘BBC’ raportoi se Jenner, 22-vjeçare, mori afro 1.2 milion dollarë në një postim të tillë.
Johnson numëron 189 milionë ndjekës në rrjetin e lartpërmendur ndërsa Jenner ka 183 milionë.
‘Hopper HQ’ filloi të botojë një listë të yjeve më të paguar që në vitin 2017 pasi kishte arritur marrëveshje me disa personalitete të famshme nga interneti – të njohur si njerëz me ndikim – për të përcaktuar se sa paguheshin, si dhe duke folur me reklamuesit për të vlerësuar se sa mund të ngarkohej për një postim.
Jo gjithnjë janë të sakta shifrat për shkak të fshehtësisë midis tregtarëve dhe të famshmëve.
Jenner tani renditet e dyta dhe paguhet 986.000 dollarë për një postim në Instagram.
Po ashtu në këtë listë është edhe futbollisti Cristiano Ronaldo – i cili paguhet 889.000 për një postim, më pas motra e Kylie, Kim Kardashian me 858.000 dhe në top pesëshe renditet këngëtarja Ariana Grande me 853.000 për postim.
Ky ka qenë një vit shumë i mirë për yllin e “Jumanji: The Next Level”, i cili gjithashtu ishte një nga aktorët më të paguar në 2019 nga revista ‘Forbes’. /Telegrafi/