Telegrafi

Dwayne Johnson: Kevin Hart është mirë me shëndet

Dwayne Johnson thotë se gjithçka është “mirë” me Kevin Hart pas përplasjes së frikshme me veturë.

Fundjava e kaluar, aktori u përfshi në një aksident në autostradën Mulholland të Malibu, duke pësuar lëndime në shpinë.

Ndërsa rikuperohet, artisti nuk është në gjendje të bëjë paraqitje, përfshirë intervistën e planifikuar në episodin e sotëm premierë të “The Kelly Clarkson Show”. Kështu që, pasi dëgjoi për përplasjen e Hartit, Johnson në të vërtetë e la muajin e mjaltit herët.

Ndërsa ishte në shfaqje, Johnson dha një informacion të ri të shokut të filmit, “Jumanji”. “Gjithçka është mirë, unë fola me Kevinin. Unë në fakt i referohem atij si biri im”, tha Johnson duke shtuar “Unë fola me të sot”.

“Dhe ju e dini se çfarë? Këto gjëra ndodhin në jetë dhe për fat të mirë u lidh mirë në ulësen e veturës së tij”, bëri shaka Johnson.

Lexo po ashtu Flet gruaja e Kevin Hartit pas aksidentit të tmerrshëm të aktorit

Johnson më tutje tha që Hart “po bëhet shumë mirë” dhe është “i bezdisur” se nuk mund të ishte me të. /Telegrafi/