Site icon Telegrafi

Dvorani mbërrin në Prokurori, pas dëshmisë së Presidentit Meta

Dje presidenti Ilir Meta ngjiti shkallët e prokurorisë së Tiranës me ftesë për të dëshmuar pas dorëzimit, të padisë për shpërdorim detyre ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Pas kësaj Dvoranit i është dërguar ftesë nga prokurori Alket Mersini për të qenë prezent sot në orën 10 të paradites në Prokurorinë e Tiranës.

Lexo po ashtu Meta pyetet në Prokurorinë e Tiranës për Dvoranin: Rasti është tmerrësisht flagrant

Burime për gazetaren Anila Hoxha, thonë se do të merren në pyetje gjithashtu dhe anëtarët e KED, Arta Marku, Vitore Tusha, Fatjona Memcaj dhe të tjerë. /TCH/

Exit mobile version