Conor McGregorit mund të përfundojë duke u përballur me Justin Gaethjen dhe jo të ketë luftën e rikthimit ndaj Dustin Poirier në UFC 257.
Irlandezi kishte thënë se do të rikthehej në sportin e arteve marciale, pas pensionimit të tretë brenda katër vitesh, pikërisht ndaj Poirier.
Por, takimi që pritet të zhvillohet më 23 janar mund të dështojë, shkaku i kërkesës së lartë financiare nga amerikani.
Kështu, UFC mund të vendos që McGregor të ketë përballë Gaethjen në UFC 257, duke sjell më shumë të ardhura në duel.
Presidenti i UFC-së, Dana White është më i interesuar në këtë ballafaqim, se sa në atë me Poirierin.
ESPN raporton se më 23 janar me shumë gjasë do të shohim një përballje të shumëpritur mes dy yjeve të MMA-së. /Telegrafi/