Telegrafi

Duroni edhe pak, partitë politike do të premtojnë në këto vendbanime

Partitë politikë shqiptare ”mprehin” fjalimet e tyre për tubimet më të rëndësishmë që i mbajnë në qytete dhe venbanime ku ata kanë mbështetës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

‘Rilindje me Besë’ do të mbajë tubim në Çair

Tubim qendror në Shkup do të mbajë ‘Aleanca për Shqiptarët’

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga OBRM-PDUKM, do të mbajë mitingje në Butel, Gazi Babë dhe Shuto Orizare, ndërsa Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” në mitingje në Radovish dhe në Strumicë.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev do të ketë takime me përfaqësues të Odave ekonomike të Maqedonisë.

Karvani zgjedhor i Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi, i kryesuar nga Lidhja demokratike do ta mbajë tubimin përfundimtar parazgjedhor në Shkup.

Koalicioni “OBRM për Maqedoninë” do të ketë takime me qytetarë në komunën Gjorçe Petrov./Telegrafi/