Telegrafi

Duron pas fitores ndaj Besës: I kënaqur me fitoren, vazhdojmë drejt kreut të tabelës

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro ka folur pas fitores së ekipit të tij ndaj Besës në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Superligën e Kosovës.

Feronikali shfrytëzoi terrenin vendasit për të triumfuar pa shumë vështirësi ndaj Besës me rezultat të pastër 3-0.

Golat në këtë fitore të ‘Industrialistëve’ u shënuan nga Adem Maliqi (9’), Argjend Malaj (45+) dhe Marko Simonovski (88’).

Kjo fitore e ka kënaqur trajnerin nga Shqipëria, Duro, i cili ka përgëzuar skuadrës për vazhdimësi, ndërsa beson se sigurt po shkojnë drejt kreut të tabelës dhe fitimit të Kupës.

Lexo po ashtu Feronikeli triumfon me lehtësi ndaj Besës për të rrëmbyer pozitën e katërt

“Jam i kënaqur jo vetëm me këtë ndeshje, por në përgjithësi në ndeshjet e fundit”, ka thënë fillimisht Duro pas ndeshjes.

“Skuadra vazhdon të luaj mirë taktikisht dhe kjo më gëzon më së shumti”.

“Kemi ende punë për të bërë dhe jam i sigurt që do vazhdojmë me hapa të sigurt drejt kreut të tabelës dhe fitimit të Kupës”, përfundoi ai. /Telegrafi/