Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro ka folur pas fitores së ekipit të tij ndaj Besës në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Superligën e Kosovës.
Feronikali shfrytëzoi terrenin vendasit për të triumfuar pa shumë vështirësi ndaj Besës me rezultat të pastër 3-0.
Golat në këtë fitore të ‘Industrialistëve’ u shënuan nga Adem Maliqi (9’), Argjend Malaj (45+) dhe Marko Simonovski (88’).
Kjo fitore e ka kënaqur trajnerin nga Shqipëria, Duro, i cili ka përgëzuar skuadrës për vazhdimësi, ndërsa beson se sigurt po shkojnë drejt kreut të tabelës dhe fitimit të Kupës.
“Jam i kënaqur jo vetëm me këtë ndeshje, por në përgjithësi në ndeshjet e fundit”, ka thënë fillimisht Duro pas ndeshjes.
“Skuadra vazhdon të luaj mirë taktikisht dhe kjo më gëzon më së shumti”.
“Kemi ende punë për të bërë dhe jam i sigurt që do vazhdojmë me hapa të sigurt drejt kreut të tabelës dhe fitimit të Kupës”, përfundoi ai. /Telegrafi/