Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, e ka komentuar derbin e të enjtes ndaj Drenicës që u zhvillua në Drenas.
Skuadra e tij pësoi humbje prej 3-1 në stadiumin “Rexh Rexhepi”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Duke folur për mikrofonat e Art Sport, Duro nuk është shprehur i kënaqur me ndarjen e drejtësisë.
Ai e ka përmendur kartonin e kuq (të cilin Besmir Bojku e mori në fund të takimit) duke theksuar se e penalizoi ekipin e tij.
Trajneri është shprehur se nuk ka çfarë të flasë, atëherë kur “hyjnë faktorë të tjerë në futboll”. Ndërsa golin e dytë të kundërshtarit e konsideron si pozitë jashtë lojë. /Telegrafi/