Site icon Telegrafi

Duro: Me Dritën gjithmonë e vështirë, përdorë taktikë edhe jashtë fushës

(Foto: Instagram/klod_duro)

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, pas humbjes nga Drita, 3-1, ka thënë se kundërshtari u ndihmua nga gjyqtari.

Trajneri i skuadrës nga Drenasi ka deklaruar se përkundër kësaj humbjeje dhe krizës në të cilën gjendet klubi, Feronikeli do të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.

“Kur arbitri thotë se gaboi pa dashje, sepse edhe ai është njeri dhe mund të gaboj, atëherë jemi gjithçka në rregull. Por, në tri ndeshjet sa kam drejtuar Feronikelin, Drita ka përdorur taktikë edhe jashtë fushe dhe është e papërballueshme për ne që të luajmë kështu ndaj këtij kundërshtari”.

“Çdo ndeshje do të luftojmë deri në fund pasi e meritojmë të jemi më lart në tabelë”.

“Ky ekip nuk e meriton të jetë këtu ne do të bëjmë të pamundurën që të jemi pjesë e Superligë edhe në sezonin e ri. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe shpresoj që në fund të na shpërblehet”, ka thënë Duro.

Feronikeli pas 32 ndeshjesh në Superligë ka 35 pikë në pozitën e shtatë. /Telegrafi/

Exit mobile version