Site icon Telegrafi

Duro ankohet në ndarjen e drejtësisë: Ne do të vazhdojmë luftën tonë deri sa t’i arrijmë objektivat

(Foto: Instagram/klod_duro)

Feronikeli është mposhtur nga Drita në frymën e fundit me rezultat minimal 0-1.

Skuadra vendase pretendoi për një penallti në pjesën e parë, gjë që nuk u akordua nga gjyqtari Tefik Maloku.

I pakënaqur me ndarjen e drejtësisë ka mbetur kryetrajneri i vendasve, Klodian Duro.

Ai pas ndeshjes ka thënë pas ndeshjes se gjyqtari është për të referuar atë që sheh.

“Rregullat janë bërë që gjithkush të bëjë punën e vetë, sic e bëjnë në punën tonë, ashtu edhe pjesa drejtuese (gjyqtarët) të japin atë që shohin. Rregullorja thotë që prekja me dorë të hapur është penallti.

“Gjyqtari tha që pasi nuk e ndali penalltinë e Dritës në minutën e 40, tani u barazua. Por, nuk është barazim sepse po të akordohej penalltia jonë, do të ishte ndryshe”.

“Futbollistët e Dritës shtriheshin në tokë ndërsa gjyqtari jepte faulle në të mirë të tyre. Këtu unë vetëm fair-play nuk po shoh”.

“Skuadra ime futet në fushë gjithmonë për të marrë maksimumin sepse ekipi i ka të gjitha kushtet për të marrë fitoren. S’dua të them asgjë tjetër, përpos të uroj futbollistët për shpirtin e garës. Ne do ta vazhdojmë luftën tonë deri sa t’i arrijmë objektivat. Do të vazhdojmë të përballemi me gjithcka deri në fund pa u dorëzuar”, ka deklaruar Duro.

Feronikeli vazhdon të mbetet në zonën e poshtme të tabelës, ku zë vendin e gjashtë në renditje me 27 pikë vetëm tri pikë më shumë se Drenica që ndodhet në vendin e nëntë. /Telegrafi/

Exit mobile version