Site icon Telegrafi

Durmishi: Të gjithë qytetarët të marrin pjesë në debatin për buxhetin e komunës për vitin 2024

Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, sot ka folur në lidhje me buxhetin për vitin 2024, ndërsa i ftoi të gjithë qytetarët dhe të interesuarit tjerë të marrin pjesë në debat.

Ai tha se të hyrat e përgjithshme për vitin 2024 janë paraparë të jenë mbi 1 miliardë e 900 milionë denarë.

“Buxheti për vitin e ardhshëm është transparent dhe i ftojmë të gjithë qytetarët, OJQ-të që të marrin pjesë në debat. Mjetet që i kemi paraparë për buxhetin për vitin 2024 janë për infrastrukturë, arsim, kulturë, sport dhe fusha tjera për të cilat kanë nevojë qytetarë.

“Në propozim-buxhetin e Komunës së Tetovës të hyrat që janë paraparë janë 1.911.571.000 denarë, ndërsa të dalurat e përgjithshme janë paraparë të jenë 1.911.817.000 denarë”, tha mes tjerash Durmishi./Telegrafi/

 

Exit mobile version