Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, i është përgjigjur Dardan Molliqajt, lidhur me deklarimet e këtij të fundit se është i gatshëm që për publikun t’i publikojë dokumentet e incizimet e mbledhjeve të VV’së për t’u hequr dilemat, nëse pajtohen Albini dhe përkrahësit e tij.
“Dardan, kështu si po flet, duket se e ke nda mendjen me e luftu Vetëvendosjen, pa përzgjedh mjete, njëjte si PDK-ja. Por ke lirinë e zgjedhjes dhe askush nuk ta heq. Edhe lirinë e rrenës e ke. The nuk deshi Kurti me më lënë me u bë deputet, ja ku je deputet, the i thirrën aktivistët me më rreh, aktivistët po tregojnë se janë mbledhë për me mbrojtë Albinin nga urdhërarresti, plus kërkush nuk ju ka rreh”, ka shkruar Durmishi.
“Ke dy tre muaj që takon njerëz të Vetëvendosjes (se ti s’je më një prej tyre) dhe i thuaj ‘nuk është mirë me u rreh aktivistët’, ndërkohë që nonstop shani e shpifni e provokoni veç me qellim me ju rreh dikush e me u vetëpromovu. Sepse vetëviktimizimi ka mbet rruga e vetme me u promovu, nuk keni as ide, as vlera, as organizim”, ka thënë më tej ai.
“Jeni ka luteni Albini me ju përjashtua që me thonë kqyre Albini diktator. Nuk ka me ju përjashtu Albini, vetë keni me dalë prej Lëvizjes, me kokën ulur, në rrugën që ua shtroi Batoni e Devolltë. Jeni ka luteni që me e shti Shpendin kundër Albinit, kur krejt e dimë çka ke thonë ti për Shpendin, e qysh lujshe pikado me klikën te Miqtë gjatë gjithë fushatës, pasi e dështove Gjakovën e Ferizajin me sabotim nga brenda. Po t’ka thonë Albini se po ndikohesh nga Batoni. Dhe ka pas të drejtë, se je tu i përdor argumentet e njëjta me Kadri Veselin kur po sulmon Vetëvendosjen. Edhe Kadrija njësoj si ty flet për incizime e video. Nxirri krejt çka ke, askush nuk tutet prej teje. E sa për debat që po kërkon, Albini është kryetar i subjektit, ai del në debat veç me atë nivel përfaqësimi, pra me kryetarë të subjekteve të tjera. Ose del me analistë apo ekspertë. Ti ekspert nuk je, analist jo se jo, e kryetar nuk kanë me të bo kurrë se je njeri që ke tregu aftësi veç me shkatërru, e jo me ndërtu”, ka thënë Durmishi./Telegrafi/