Telegrafi

Durmishi i hapur për një transferim te Liverpooli

Mbrojtësi i Real Betisit, Riza Durmishi ka refuzuar të përjashtojë një lëvizje në të ardhmen te Liverpool, për të cilët është raportuar të jenë të interesuar për nënshkrimin e tij.

23-vjeçari me prejardhje shqiptare, por që luan me Danimarkën, ka qenë i lidhur me një kalim në Anfield në javët e fundit, pasi thuhet se trajneri i ‘Reds’, Jurgen Klopp dëshiron të forcojë pozitën, të cilën ai e ka alternuar midis Alberto Morenos dhe James Milnerit këtë sezon.

Lexo po ashtu Liverpooli afër transferimit të mbrojtësit shqiptar

“Unë nuk e di se sa praktike është. Unë tashmë jam në një klub të madh, kështu që unë nuk jam në asnjë mënyrë i dëshpëruar për tu larguar”, ka thënë Durmishi për Liverpool Echo.

“Në qoftë se klube të tjera janë të gatshëm të paguajnë, dhe në qoftë se Betisi do të më shesë, unë natyrisht do të dëgjojë ofertën. Kjo vlen edhe për Liverpoolin. Çdo gjë tjetër do të ishte idiotësi”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Liverpooli dhe Chelsea në kërkim të Aubameyang

“Ne (unë dhe Daniel Agger, ish-bashkëlojtar te Brondby) folëm për mënyrën se si do të ishte në Liverpool, por kjo nuk është diçka që ne kemi biseduar në këtë kohë”.

“Agger mendon se Liverpooli është klubi më i madh në botë, dhe kjo është arsyeja pse ai ishte atje për më shumë se tetë vjet. Nëse interesi i Liverpoolit është konkret, unë do të flas me parë me Aggerin”, përfundoi mbrojtësi me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/