Telegrafi

Durmishi gjithmonë e më larg Lazios, katër klube të njohura pas tij

Riza Durmishi te Lazio. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Riza Durmishi nuk ka arritur të bindte në sezonin e tij të parë me Lazion dhe klubi e ka nxjerrë në shitje.

Trajneri Simone Inzaghi nuk e do më lojtarin me orgjinë shqiptare. Tani Igli Tare po punon për t’ia gjetur një destinacion të ri futbollistit.

Për mbrojtësin e majtë interesohen katër klube, ku spikasin dy gjigantët turk, Besiktas dhe Fenerbahce.

Riza Durmishi . (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Durmishi pëlqehet edhe nga Olympique Marseille në Francë, por nuk përjashtohet as rikthimi i tij në Danimarkë te Brondby.

Taren që kërkon të përfitojë të paktën 4 milionë euro nga shitja e Durmishit.

Durmishi, Strakosha e Valon Berisha. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Ai ishte blerë 7,5 milionë euro një vit më parë nga Real Betis. /Telegrafi/