Riza Durmishi nuk ka arritur të bindte në sezonin e tij të parë me Lazion dhe klubi e ka nxjerrë në shitje.
Trajneri Simone Inzaghi nuk e do më lojtarin me orgjinë shqiptare. Tani Igli Tare po punon për t’ia gjetur një destinacion të ri futbollistit.
Për mbrojtësin e majtë interesohen katër klube, ku spikasin dy gjigantët turk, Besiktas dhe Fenerbahce.
Durmishi pëlqehet edhe nga Olympique Marseille në Francë, por nuk përjashtohet as rikthimi i tij në Danimarkë te Brondby.
Taren që kërkon të përfitojë të paktën 4 milionë euro nga shitja e Durmishit.
Ai ishte blerë 7,5 milionë euro një vit më parë nga Real Betis. /Telegrafi/