Site icon Telegrafi

Duriqi: Dhjetë mijë emra ju shtuan listës së veteranëve në kohën e Agim Çekut (Video)

Gazetari Visar Duriqi ka theksuar se numri maksimal i veteranëve të Çlirimtare e Kosovës (UÇK) sipas vet OVL – UÇK, nuk kalon mbi 25 mijë pjesëtarë.

Duriqi në emisionin “Debat Plus”, me gazetarin Ermal Panduri, në RTV Dukagjini, ka thënë se në Shoqatën e Veteranëve janë shpërndarë 35 mijë kartela të veteranëve, shifër e cila, sipas tij, rezulton të jetë e fryrë.

“Ata e dinë se 10 mijë veteranë janë shtuar nga Komisioni i  Agim Çekut. Problemi nuk qëndron te organziata, por porblemi qëndron te Komisioni i Verifikimit. Numrin prej 10 mijë veteranëve e kanë rritur vendimet e Qeverisë”, ka shtuar Duriqi.

Sipas tij, veteranët kanë shkuar në OVL – UÇK për tu pajisur me kartela, si pasojë e vendimeve të Qeverisë. /Telegrafi/

Exit mobile version