Një prej basketbollistëve më të mirë në botë, Kevin Durant, ka pasur fjalë të mëdha për bashkëlojtarin e tij, Russell Westbrook, pas duelit të pestë gjysmëfinal të playoffit të zhvilluar në AT&T Center mes Oklahomas dhe San Antonios.
Durant shënoi 23 pikë në duelin ndaj San Antonios, por shkëlqeu Westbrook duke u treguar vendimtar me 35 pikë.
Pas duelit, Durant foli për rëndësinë e lojës së Westbrook, të cilin e quajti edhe maniak.
“Kemi pasur disa aksione shumë të rëndësishme, të cilat e vendosën edhe takimin”.
“Kemi pasur disa ndalesa në lojën tonë, ata ikën në rezultat. Por, Westbrook është maniak. Ai shënoi një treshe të pamundur dhe disa pikë në trapez të cilat ishin fenomenale”, u shpreh Durant.
Ai shtoi se fundamental ishte fakti që ekipi i tij ndali qendrat e Spurs.
Ndeshja e gjashtë zhvillohet të premtën në ora 02:30 në Chesapeake Energy Arena të Oklahomas. /Telegrafi/