Kampioni në fuqi i NBA, Golden State Warriors ka vazhduar me fitore.
Kundërshtari i radhës i Warriors ishte San Antonio Spurs që pësoi humbje të ngushtë 110-107.
Ndeshja filloi keq për vendasit pasi vetëm dy minuta qëndroi në parket fundori i tyre Steph Curry.
Fundori fantaatik pësoi një lëndim në tentim për të shënuar dhe nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen.
Kësisoj Kevin Durant mori ndeshjen në dorë dhe i siguroi fitoren e shtatë radhazi ekipit të tij.
Durant realizoi 37 pikë, shtoi 11 kërcime dhe bëri katër asistime për bashkëlojtarët e tij.
Paraqitje të mirë pati edhe Klay Thompson me 13 pikë e gjashtë asistime.
Ndërkohë Draymond Green arriti ‘Tripe Double’ për herê tê tretë këtë edicion me 11 pikë, 12 kërcime e 10 asistime.
LaMarcus Aldridge ishte më efikasi tek Spurs me 30 pikë e 17 asistime por që nuk mjaftuan për ta befasuar kampionin në fuqi.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Oklahoma City Thunder përballë Phoenix Suns 115-87.
Si gjithnjë, Russell Westbrook ishte më efikasi tek vendasit me 27 pikë tetë kërcime e nëntê asistime.
Paraqirje të mirë për Thunder patën edhe Paul George me 21 pikë e Adams që shtoi 16 pikë e 12 kërcime. /Telegrafi/
Rezultatet:
Charlote Hornets – Brooklyn Nets 111 – 125
https://www.youtube.com/watch?v=e_WpjhXP7zM
Miami Heat – Philadelphia 76ers 108 – 99
https://www.youtube.com/watch?v=pzBwG3xwJyI
Minnesota Timberwolves – Boston Celtics 109 – 117
https://www.youtube.com/watch?v=rVt3yim_Uto
Oklahoma City Thunder – Phoenix Suns 115 – 87
https://www.youtube.com/watch?v=uTgb2eIqmFY
Golden State Warriors – San Antonio Spurs 110 – 107