Telegrafi

Durant me 51 pikë i siguron fitoren Brooklynit, Lakers pa problem ndaj Orlandos

Janë zhvilluar pesë ndeshje në orët e para të mëngjesit me kohën tonë lokale në NBA.

Brooklyn Nets ka marrë fitoren e dytë radhazi ku ka mposhtur në udhëtim Detroit Pistons me 12 pikë diferencë 104:116.

Ylli i madh i Nets, Kevin Durant ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sfidë, ku e mbylli me 51 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime.

Me pikë dyshifrore te Nets takimin e mbyllën edhe Patty Mills me 18 pikë, LaMarcus Aldridge me 15 dhe Thomas që shtoi 13 të tjera.

Fitoren e dytë radhazi dhe me 12 pikë diferencë e ka shënuar edhe Los Angeles Lakers ndaj Orlando Magic 106:104.

LeBron James ishte më meritori për fitoren e Lakers, pasi ylli amerikan arriti ‘Triple-Double’ në këtë sfidë.

James e mbylli takimin ne 30 pikë, 11 kërcime, 10 asistime dhe shtoi edhe tri bllokada.

Me lojë të mirë te Lakers u dalluan edhe Russell Westbrook dhe Horton-Tucker që shtuan nga 19 pikë. /Telegrafi/