Site icon Telegrafi

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Tifozët janë tronditur plotësisht pasi një video e sulmuesit Jhon Duran, duke u ndëshkuar me karton të kuq teksa luante për klubin e Al Nassr, u bë virale në internet.

Në atë që ishte padyshim transferimi më tronditës i afatit kalimtar dimëror, sulmuesi Duran, iu bashkua klubit të Superligës Saudite, Al Nassr, muajin e kaluar nga Adton Villa.

Klubi saudit thuhet se pagoi mbi 70 milionë euro plus bonuse për reprezentuesin kolumbian, i cili thuhet se fiton një pagë fantastike prej 20 milionë euro në vit.

Por vetëm në ndeshjen e tij të katërt duke luajtur për Al Nassr, Duranit iu dha një karton i kuq dhe tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë arsyen pse.

 

Të premten pasdite, Al Nassr pësoi një humbje shokuese 3-2 në shtëpi ndaj Al Ettifaqit dhe momenti më i madh i ndeshjes erdhi në minutën e 92-të pasi Duranit iu dha kartoni i kuq direkt pas një sherri me një kundërshtar.

Duke bërë të ditur zhgënjimin e tij për rezultatin, sulmuesi e goditi apo më mirë thënë vetëm e ledhatoi në pjesën e pasme të kokës mesfushorin e Al Ettifaq, Abdulelah Almalki, duke bërë që 30-vjeçari të bjerë në tokë dhe t’i bëjë thirrje gjyqtarit, i cili u detyrua t’ia tregoj Duranit një karton të kuq.

 

Menjëherë pasi Duran u përjashtua me karton të kuq për incidentin, kapiteni i klubit, Cristiano Ronaldo iu afrua gjyqtarit për ta njoftuar me zemërim se çfarë mendonte për vendimin, por ishte tepër vonë.

Në shenj revolte, ylli portugez humbi toruan duke goditur fortë topin drejt tribunave, por shpëtoi pa u ndëshkuar.

21-vjeçari tani do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme të Al Nassrit, duke i dhënë një goditje të madhe shpresave të klubit për titull. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version