Edhe përkundër kritikave nga opinioni për mjetet e vogla nga buxheti shtetëror për menaxhimin e ajrit të ndotur, ministri i Mjedisit Jetësor jep shpjegime se Maqedonia nuk është Zvicër.
“A e dini se ne jemi Maqedonia, dhe jo Zvicra. Tani filluam, hapi i parë është bërë”, deklaroi ministri Sadulla Duraku për “Sitel”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen se çfarë do të ndërmerr Qeveria dhe pse një pjesë e stacioneve matëse të ajrit nuk punojnë ai u përgjigj duke thënë se “grupi punues do të thotë se cilët hapa do të ndërmerren. Për herë të parë në Maqedoni ka program për ndotjen e ajrit”.
Ndërkaq, ndotja e ajrit ka bërë që qyteti i Shkupit të jetë në top 10 qytetet më të ndotur në botë./Telegrafi/