Telegrafi

“Duqa mi duqa”, sonte si asnjëherë më parë “live” në Prishtinë (Foto)

Mc Kresha dhe Lyrical Son njihen për performancat e tyre “live”.

Ata asnjëherë nuk performojnë “playback” dhe si asnjëherë më parë do të performojnë live sonte në Zone club.

Dy yjet e hip hopit kanë konfirmuar paraqitjen e tyre në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kryeqytet.

Dyshja do të performojnë hitet e mëdha, përfshirë hitin e fundit “Duqa mi duqa”.

Mc Kresha dhe Lyrical Son pritet të publikojnë edhe albumin “United States of Albania”, pjesë të të cilit do të performohen sonte në Zone. /Telegrafi/