Drake mund ta ketë kryer konfliktin e tij me Meek Mill, por caku i radhës duket të jetë Pusha T.
Drake sërish ka goditur, tash me një ‘freestyle’ që ka për cak Kanye Westin.
Ky diss vjen pas disa këngëve të Pusha T në albumin “Daytona” ku sulmon reperin kanadez.
Me t’u publikuar ky diss ka reaguar edhe Pusha T i cili ka thënë se Drake duhet t’ia dërgojë faturën për vëmendjen shtesë.
Drake më pas ja ka dërguar menaxherit të Pusha T faturën në vlerë prej 100 mijë dollarësh për asistencë promocionale dhe ringjallje të karrierës.
Ai e shpërndau imazhin e faturës në Instagram me tekstin: “Je i mirë se ardhur”.
Drake pati sukses të hatashëm së fundmi me superhitin “God’s Plan” i cili u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/