Telegrafi

Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Atleti i jashtëzakonshëm suedez, Armand Duplantis mahniti sërish planetin, por këtë herë jo në disiplinën e tij kërcim me shtizë, por në garën e 100 metrave kundër Karsten Warholm.

Warholm është mbajtësi i rekordeve botërore në 400 metra me pengesa me një kohë prej 45.94 sekondash, sprinti është sigurisht një disiplinë shumë më e lidhur me të sesa për Duplantis, por suedezi e mundi atë në një mënyrë mbresëlënëse.

Gara e të dyve u organizua nga Red Bull dhe Puma në Cyrih, një ditë para Diamond League dhe Duplantis festoi me një kohë të pabesueshme prej 10.37 sekondash. Warholm ishte dhjetë të qindta me vonesë nga suedezi.

Me kohën e tij prej 10.37, Duplantis nuk ishte shumë larg rekordit kombëtar suedez për 100 metra, të vendosur nga Henrik Larsson në maj, që është 10.08 sekonda.

Kujtojmë se në Lojërat Olimpike të zhvilluara së fundmi në Paris, Duplantis theu rekordin botëror në kërcim me shtizë, duke u hedhur mbi shiritin në lartësinë 6.25 metra dhe pak pas “Paris 2024”, e përmirësoi rekordin me një centimetër në Diamond League. /Telegrafi/