Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan, e ka ftuar kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që ta rishqyrtojë vendimin e pardjeshëm në lidhje me dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në deklaratën e ti të sotme, Duncan shprehet i zhgënjyer, për siç thotë, dështimin e Ivanovit për të zgjidhur krizën politike në vend, shkruan AIM.
”Gjashtëdhejt e shtatë deputetë të rinj të zgjedhur në Kuvend që përfaqësojnë bashkësi të ndryshme në Maqedoni kërkuan të formojnë qeveri. 67 nga 129 është një shumicë e qartë”, ka deklaruar Duncan./Telegrafi/