Site icon Telegrafi

Dumoshi takohet me tenorin Ramë Lahaj

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot (e martë) në takim tenorin me famë botërore, Ramë Lahaj.

Ky i fundit e vizitoi për t’i uruar marrjen e detyrës dhe 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ministrja e falënderoi Lahajn për kontributin dhe angazhimin e tij në fushën e kulturës, e sidomos për promovimin e kulturës shqiptare nëpër botë si dhe forcimin e imazhit të Kosovës nëpër ngjarje kulturore kudo që është i pranishëm.

Dumoshi takohet me Ramë Lahajn

Ndër tjerash, Dumoshi e njoftoi për planet dhe programin që pritet të realizohet në fushën e kulturës, duke përmendur edhe projektet infrastrukturore fizike të kulturës ku veçoi objektin e Operës dhe Baletit “Ibrahim Rugova” i cili është në fazën e vlerësimit të hartimit të tij dhe komisioni vlerësues do të themelohet shumë shpejt.

Lexo po ashtu Ramë Lahaj: Urime Kosovë, 12 vjet shtet!

Në anën tjetër, ai tha se është e nevojshme krijimi i hapësirave për artistët që të kenë ku të performojnë dhe mbështetja e kulturës do të jetë inkurajim që artistët e rinj të krijojnë edhe më shumë.

Dumoshi takohet me Ramë Lahajn

Tenori nga Istogu dje uroi 12-vjetorin e Pavarësisë me këngën “Rrjedhë në këngë e ligjërime”, të cilën e solli në vitin e kaluar, pikërisht për Ditën e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version