Site icon Telegrafi

Dumoshi: Mikullovci ka lënë zbrazëti të madhe, ai ka sjell shumë humor dhe gëzime në televizionet tona

Sot (e martë) ndërroi jetë aktori i mirënjohur kosovar, Adem Mikullovci.

Ngushëllime për humbjen e tij kanë shprehur figura të shumta nga arti e politika.

Me këtë rast, Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka bërë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ministrja Dumoshi bën homazhe për Adem Mikullovcin pranë Teatrit Kombëtar

Në një prononcim për media para teatrit, Dumoshi tha se aktori Mikullovci ka lënë një zbrazëti të madhe në artin shqiptar.

“Unë kam qenë me familjen e tij sot dhe për shkaqe të pandemisë ne në këtë mënyrë po mundohemi ta organizojmë. Do të jetë një zbrazëti shumë e madhe. Ne do ti kujtojmë dhe detyra jonë është që për këta njerëz që dhanë kontribut për artin, gjenerata që do të vijnë të mësojnë për kontributin e tyre”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Në vdekjen e Leze Qenës, Adem Mikullovci bëri një dedikim emocional: Mua më lat të fundit, e s’kam qare pa ardhë te ju

“Adem Mikullovvi njihet edhe si politikan i njohur në kohë të vështira të viteve 90 dhe si deputet i kuvendit. Ai na ka sjellë shumë humor dhe gëzime nëpër televizione tona”, shtoi ministrja Dumoshi.

Ministrja Dumoshi bën homazhe për Adem Mikullovcin pranë Teatrit Kombëtar

Ajo njëherësh ngushëlloi të gjithë komunitetin artistik dhe familjen e tij. /Telegrafi/

Ministrja Dumoshi bën homazhe për Adem Mikullovcin pranë Teatrit Kombëtar

 

Ministrja Dumoshi bën homazhe për Adem Mikullovcin pranë Teatrit Kombëtar
Exit mobile version