Denzel Dumfries pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga Interi.
Mbrojtësi i djathtë holandez ka pasur një vit shumë të mirë dhe ofertat për të nuk mungojnë.
Megjithatë gjiganti italian është duke shqyrtuar ato dhe po pret që ta shes gjatë afatit kalimtar dimëror për një shumë rreth 60 milionë euro.
Drejtuesit e Interit janë të bindur për largimin e Dumfries dhe tanimë kanë një listë me tre futbollistë për ta zëvendësuar anësorin holandez.
Calciomercato ka raportuar se Neroazzurët kanë në listë tre emra, ku njëri nga ta pritet ta zëvendësojë Dumfries në Giuseppe Meazza.
Tajon Buchanan i Club Brugge është njëri nga opsionet, derisa në listë ndodhet edhe Wilfried Singo i Torinos që ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në elitën e futbollit italian.
Një tjetër emër që pëlqehet nga zikaltërtit është ai i brazilianit Emerson Royal që aktivizohet me Tottenham Hotspur.
Emri i Emerson është mëse i mundur pasi mund të jetë edhe si pjesë shkëmbimi pasi Dumfries është në listën e dëshirave të Spurs. /Telegrafi/