Telegrafi

Dumfries nuk pritet të kalojë te Unitedi në janar

(Foto: Getty Images)

Mbrojtësi i krahut, Denzel Dumfries, nuk pritet që t’i bashkohet Manchester Unitedit në afatin kalimtar të janarit.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka folur për Give Me Sport në lidhje me kalimin potencial të 26-vjeçarit në Old Trafford.

Futbollisti i Interit është përmendur si një nga shënjestrat kryesore të trajnerit Erik ten Hag, megjithatë transferimi nuk pritet të ndodhë në afatin dimëror.

(Foto: Getty Images)

“Nuk pres që ata (Unitedi) të investojnë shumë para për atë pozitë. Prandaj, kur i shoh lidhjet me Denzel Dumfries, është e vërtetë se po e ndjekin lojtarin, por mendoj se do të jetë shumë vështirë të nënshkruajnë me Dumfries në janar, sidomos kur lidhet se e kanë buxhetin të kufizuar për shkak të situatës së Glazer dhe për faktin se kanë nevojë për një sulmues”.

“Kështu, nuk e shoh arritjen e marrëveshjes së Man Unitedin me Dumfries në janar”, ka thënë Romano për GMS. /Telegrafi/