Telegrafi

Dumfries arrin në Milano, të premten testet mjekësore te Interi

Denzel Dumfries ka zbritur në Milano dhe nesër do të kryejë testet mjekësore te Interi, duke përfunduar transferimin nga PSV Eindhoven për 12 milionë euro plus bonuse.  

Ai u përshëndet nga tifozët në aeroportin Linate, ku kishte edhe  gazetarë dhe u tha atyre se mezi po e priste këtë hap tjetër në karrierën e tij.

“Jam shumë i lumtur, natyrisht. Jam gati. I uritur”, deklaroi mbrojtësi.

Mbrojtësi 25-vjeçar mund të luajë si mbrojtës krahu i djathtë dhe është i përshtatshëm për formacionin 3-5-2 të Simone Inzaghi.

Ai është në fakt shihet si zëvendësues për Achraf Hakimi, i cili u shit tek PSG për 60 milionë euro plus bonuse.

Sportitalia, Sky Sport Italia dhe të tjerët janë të gjithë të bindur se transferimi do të kushtojë 12 milionë euro plus deri në 2.5 milionë të tjera bonuse.

Dumfries ka shënuar dy gola dhe ka dhënë katër asistime në 23 paraqitje për Holandën. /Telegrafi/