Pamjet e Lady Gaga, Nicole Kidman, Taylor Swift dhe më shumë po rikrijohem në mënyrë mahnitëse nga Alya Chaglar dhe vajza e saj Stefani.
Duke përdorur sende të tilla si qese plastike të plehrave, kasetë dhe gazeta ato bëjnë veshje që duken njësoj si gjërat e vërteta nga markat si Valentino dhe Armani.
Para rikrijimit të saj mahnitës të veshjes së bukur të Lady Gagas në Golden Globes nga Valentino, Alya Chaglar, një artiste dhe nënë, u frymëzua nga një personazh tjetër i famshëm me një fustan në ngjyrë të kaltër.
Në fund të vitit 2017, Chaglar pa një fotografi të Rihanna s me një fustan të kaltër të ndritshëm nga Molly Goddard. Këngëtarja dukej mahnitëse me fustanin mbi supe me shtresa tyli. Atletet e bardha dhe syzet e diellit të errëta plotësuan pamjen moderne-përrallore.
Ajo vendosi të rikrijojë fustanin duke përdorur vetëm materiale shtëpiake. Ajo postoi rikrijimin mbresëlënës, të bërë nga qese plastike – i veshur nga vajza e saj Stefani, në Instagram, dhe pyeti: “Kush e vesh më mirë?”
“Unë vendosa të përsëris pamjen e saj të modës për vajzën time duke përdorur materiale të ndryshme në dorë”, tha Chaglar, e cila jeton në Antalia në Turqi. “Publikimi i asaj fotografie u bë shumë i popullarizuar në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale, kështu që unë vazhdova të bëja një seri fotografish”.
Chaglar i etiketon fotot me emrin e vajzës së saj dhe i poston ato në Instagramin e tyre, i cili ka më shumë se 363 mijë ndjekës.
Më poshtë ua sjellim disa nga rikrijimet më të bukura të këtij ekipi fantastik: