Telegrafi

Me dukje atraktive dhe me plot stil, Leonora Jakupi merr vëmendje teksa sjell disa imazhe nga prapaskenat e “Amël”

Ajo pak ditë më parë solli albumin e ri pas një karrierë të gjatë e mjaft të bujshme.

Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur, Leonora Jakupi, e cila është rikthyer me projektin “Amël”.

“Amël”, që saktësisht u lansua më 5 dhjetor, përman gjithsej pesë këngë si: “Amël”, “A kaloi”, “Dashnia jeme”, “Hajde nxima” dhe “Centin e fundit”.

Në secilën prej prurjeve, ylli nga Skënderaj u shfaq në formë të mrekullueshme e me shumë stil.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

42-vjeçarja ka ndarë së fundmi disa pamje nga xhirimet e klipit, në të cilat vjen e mahnitshme.

“Sa e fortë duhet të jesh ta shkelësh hekurudhën pas 23 vitesh”, ka shkruar në njërin postim.

“Ju uroj një të diel të mirë”, ka thënë Jakupi në tjetrin postim.

Projektet u realizuan nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Buraku, kurse për videoklipet u përkujdes ‘Max Production’. /Telegrafi/