Site icon Telegrafi

Dukja ndryshe e Vesa Lumës shumë vite më parë (Foto)

Këngëtarja e njohur Vesa Luma është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj.

Tash e disa vite ajo është martuar me reperin Big Basta dhe së bashku jetojnë në Tiranë, dhe kanë një djalë të quajtur Lian.

Vesa Luma dhe Big Basta. Burimi i fotos: Instagram

Vesa e ka filluar shumë e vogël karrierë e saj muzikore duke u paraqitur fillimisht në festivalet e fëmijëve, ndërsa më pas debutimin si e rritur e ka pasur në “Ethet e së premtes”.

Vitet kalojnë dhe Vesa ndryshon, por nostalgjia rritet gjithnjë e më shumë.

Këngëtarja Lumak a publikuar sot në InstaStory një fotografi të sajën të realizuar në vitin 2002, në atë kohë kur ishte vetëm 16 vjeçe.

Vesa Luma publikon një fotografi të veçantë të 15 viteve më parë. Burimi i fotos: InstaStory

Flokët prej bionde e karakterizonin edhe atëherë, ndërsa si një adoleshente, duket se i pëlqenin veshja sportive dhe syzet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Para 100 viteve”, ka shkruar Luma në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë të kuptohet se nostalgjia për të numëron shumë vite. /Telegrafi/

Exit mobile version