Telegrafi

Dukja ndryshe e Labinot Tahirit në fillim të karrierës (Foto/Video)

Këngëtari i shndërruar në deputet Labinot Tahiri, numëron vite në skenën muzikore.

Në fillimet e tij, këngëtari nga Ferizaji u fut në zemrat e publikut me këngët e tij të njohura si: “Emrin mos ma thirr”, “U takuam”, “Qikat si ti kanë nafak”, “Me ndjenja mos lu” etj.

Mirëpo para se të bëhet solo-këngëtar, Labi e nisi karrierën duke kënduar në grupet si: “Artanët dhe “Kastriotët”.

Videoja më poshtë tregon se si dukej këngëtari ferizajas në fillimet e karrierës së tij, teksa jep intervistë me grupin “Kastriotët”.

Kjo intervistë është realizuar në vitin 2001, atëherë kur Labi kishte të tjera ambicie, vetëm për muzikën.

Sot, ai është një nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe renditet në radhën e deputetëve të Aleancës Kosova e Re. /Telegrafi/