Site icon Telegrafi

Dukja glamuroze e Ritës në Grammy – vathë me diamantë 3.6 milionë dollarësh dhe fustan në stil të Angelinas (Foto)

NEW YORK, NY - JANUARY 28: Recording artist Rita Ora attends the 60th Annual GRAMMY Awards at Madison Square Garden on January 28, 2018 in New York City. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for NARAS)

Një nga yjet më të mëdha në botë, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave dhe mbarë publikut me dukjen e saj në Grammy Aëards.

Ngjarja më e madhe muzikore në botë e shfaqi këngëtaren nga Prishtina si kurrë më parë – glamuroze.

Rita Ora kishte diamantë luksozë nga Lorraine Schwartz në vlerë 3.6 milionë dollarë, Foto: Getty Images

Është revista Vogue që ka publikuar detajet nga paraqitja e Ritës në këtë ceremoni, detaje këto që kanë befasuar mbarë publikun.

“Pak para orës 5:30 të pasditës, Rita Ora u shfaq nga ashensori si një zonjë e filmave të vjetër. Me flokët perfekt të përshtatura me fytyrën, Rita reflektoi shkëlqimin prej një ylli filmik në një fustan nga Ralph Russo që i përshtatej shumë trupit të saj, bashkë me një prerje në këmbë në stil të Angelina Jolie”, shkruan në rrëfimin e Vogue për Ritën.

Rita preferoi një fustan Ralph Lauren me prerje në stilin e Angelinas, Foto: Getty Images

Më tutje Vogue vazhdon rrëfimin, duke cituar si njerëzit më meritorë për dukjen e saj të shkëlqyer bashkpuntorët e Ritës.

Lexo po ashtu Gjithçka nga Rita Ora

“Ishte sa bukur, aq edhe rrezikshëm. Por, për Ritën dhe stilistin e saj Jason Rembert, ky lloj i punës në tapetin e kuq është më se i zakonshëm. Flokë me shkëlqim të punuara nga Brent Laëler, një set i thonjëve të zeza nga Gina Edwards, grimi nga Kathy Jeung dhe diamantë në vlerë 3.6 milionë dollarë nga Lorraine Schëartz e kompletuan dukjen perfekte të këngëtares e cila po ashtu përkrahu fushatat “TimesUp dhe #MeToo duke bartur një trëndafil të bardhë”, përfundon rrëfimi i Vogue për Ritën.

Ajo nuk ishte e nominuar, por rrëmbeu vëmendjen, Foto: Getty Images

Rita Ora ishte një prej këngëtareve më të komentuara për paraqitjen e saj, edhe pse ajo nuk ishte e nominuar për ndonjë çmim.

Këngëtarja pritet të performojë më 17 shkurt në Prishtinë për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ajo tashmë është ambasadore e nderit e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version