Telegrafi

Dukja e re e Messit – me cilin prezantues shqiptar ngjan ai? (Foto)

Ndryshimi në dukje i Lionel Messit, ka bërë që ai të krahasohet në rrjetet sociale me disa personazhe të njohura.

Janë bërë përmbledhje nga më të ndryshmet duke bërë krahasime ndër futbollistët që u bënë biondë.

Lexo po ashtu Nga Messi te Nasri: Dhjetë futbollistët që u bënë biondë (Foto)

Porse nuk kanë munguar edhe shakatë në rrjetet sociale duke e krahasuar atë edhe me personalitete të njohura shqiptare.

Ndër to është prezantuesi Labinot Gashi. Madje një nga faqet komike në rrjetet sociale ka shkruar se “Messi kopjon në stilin e ri… Labinot Gashin”.

Ndërsa këtë fotografi e ka shpërndarë vet prezantuesi në faqen e tij në Instagram. /Telegrafi/