Telegrafi

Dukja e mahnitshme e Rashel Kolanecit me veshjen e saj transparente

Rashel Kolaneci (Foto: Instagram)

Ajo është njëra prej femrave më atraktive në trojet shqiptare dhe jo më kot e gëzon këtë epitet.

Është fjala për modelen dhe prezantuesen shqiptare, Rashel Kolaneci, e cila vazhdon të marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila në Instagram numëron mbi gjysmë milion ndjekës, nuk heziton që të publikojë imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka pozuar tërheqëse me stil të ri të flokëve e po ashtu vjen në top-formë me paraqitjen transparente.

Shpërndarja e fotografive joshëse ka bërë që Rashel të ketë fansa gjithandej trojeve shqiptare dhe të jetë shumë e kërkuar në fushën e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Pranë këtij imazhi, Kolaneci pranoi edhe një sërë reagimesh pozitive nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e saj.

 

Kujtojmë që Rasheli u bë e njohur si kikboksierja më atraktive shqiptare, teksa u bë më e popullarizuar falë pjesëmarrjes në emisionin televiziv të Ermal Mamaqit. /Telegrafi/