Është duke u zhvilluar ceremonia e martesës së çiftit shumë të përfolur në media, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.
Çifti i dhanë fund beqarisë në një dasmë madhështore me shumë të ftuar VIP.
Marina dukej tejet vezulluese në vellon e bardhë, gjersa jo me më pak shkëlqim duket edhe Luana, e cila sot po përcjell të motrën.
Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca kishte veshur një fustan të gjatë dhe me shkëlqim, ndërsa flokët në stilin e zakonshëm, i dhanë asaj një pamje maft tërheqëse.
Disa nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale na prezantojnë me dukjen e Luanës në ditën më të rëndësishme të motrës së saj. /Telegrafi/