Telegrafi

Dukja e Kidës pa makijazh (Foto)

Këngëtarja Kida është shndërruar tashmë në një personazh mjaft të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo është çdo ditë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Kida duket gjithnjë tërheqëse dhe atraktive, ndërsa në fotografitë e fundit ajo vendosi t’u tregojë fansave dukjen e saj pa makijazh.

Në një nga qendrat estetike në të cilën ndodhej, këngëtarja pozoi krejtësisht natyrale, duke bërë krahasimin e imazheve para dhe pas makijazhit.

Ajo duket bukur edhe kur është gjithë “ujë e sapun”, falë bukurisë natyrale.

Ndryshe, muajt në vazhdim do ta gjejnë këngëtaren me një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/